11/09/2012
Editoria, scarica la Newsletter LEM-Italia del mese di settembre
20/06/2012
“Premio Lupo“, scarica il bando del concorso letterario
11/04/2012
‘Accenti Dauni“, il secondo numero del magazine sulle minoranze linguistiche








03/01/2012
Accenti Dauni, gazeta e Minoriteteve Gjuhėsore tė Kapitanatės
09/11/2011
U hap te Sala e Kėshillit tė Bashkisė sė Qeftit njė Kurs Alfabetizimi Arbėresh
28/10/2008
Lėnda: Kuvend me temė “Atlasi Dialektologjik i Gjuhės Shqipe” (Napoli, 30 tetor 2008 – Greēi (Avelino), 31 tetor 2008)
SPORTELI GJUHËSOR PROVINCAL
(I krijuar sipas Ligjit 15/12/1999 n. 482 "Rregulla në lëndë mbrojtje të pakicave gjuhësore historike")

Sporteli Gjuhësor Procinçal është një shërbim i krijuar ka Administrata Procinçale e Foxhës nëpërmjet financimit që ka marr ka Shteti (Departamenti për Çështjet Krahinore) sipas Ligjit n. 482 në datë 15/12/1999 për të mbrojtur pakicat gjuhësore çë janë prezent në Kapitanatë (frankoprovencale dhe arbëreshë).

Ofron shërbime informacionesh për qytetarët që i përkasin pakicave gjuhësore për të favorizuar hyrjen nëpër struktura, nëpër mundësi dhe nëpër sherbime të Administrimit Publik. Është një shërbim çë mbron të drejtat e kësaj pakice për ruajtjen e pasurisë gjuhësore dhe kulturore të tyre.

Pranë Sportelit është aktivuar një Qëndër e vogël Dokumentimi (me një bibliotek të vogël specialistike) për pakicat gjuhësore dhe kulturore çë janë prezent në Kapitanatë. Ky shërbim, në bashkëpunim me të katër Sportelet Gjuhësorë Bashkiake të Kazalveqit të Puliës, Çell i Shën Vitit, Qefti dhe Fait, propozohet të jenë pikë riferimi për veprime mbrojtje dhe nismëtare të vër në veprim ka Administratat e ndryshme në përkrahjen e kësaj pasurie historike-gjuhësore-kulturore.

Sporteli Gjuhësor Procinçal është i lidhur me Universitetin e Studimit të Foxhës- Fakolteti i Letërsisë dhe Filozofisë dhe është i bashkërënditur ka "Euromediterranea Pianificazione e Sviluppo", shoqëri çë bashkërëndit veprimet dhe ka detyrë në ndihmën teknike në Administrimin Procinçal për të gjithë projektin e nxitjes dhe mbrojtjes.

Në sportel operojnë pesë operatorë të speçalizuar çë në çdo moment mund të lidhen me publikun në gjuhët çë i përkasin pakicave çë përmëndëm përpara.

Atyre i takon, gjithashtu, detyra të përkthejnë dokumenta çë interesojnë të gjithë në të dyja gjuhët e lejuara (norma, dokumenta, të tjera materiale çë interesojnë publikun etjera) kështu pasurojnë vazhdimisht Qëndrën e Dokumentimit (përveç këti siti internet).

Sporteli është i vendosur pranë ndënjes së Provincës së Foxhës (Pallati i ri i Provincës) te Rruga Telesforo në Foxha.

Ai është hapur në këto orare:
 
Të Hënën në orën 09.00-13.00
Të Martën në orën 09.00- 13.00
Të Enjten në orën 15.00-19.00
Të Premten në orën 09.00-13.00

 
Është e mundur, gjithashtu, të komunikoni me operatorët ndërmjet:
 
Postë elektronike: info@minoranzelinguistiche.fg.it
Telefon dhe Fax: 0881/791593

Sipas Ligjit 482/99 në lëndën e mbrojtjes së pakicave gjuhësore
Projekt | Sporteli gjuhësor | Download | Link