11/09/2012
Editoria, scarica la Newsletter LEM-Italia del mese di settembre
20/06/2012
“Premio Lupo“, scarica il bando del concorso letterario
11/04/2012
‘Accenti Dauni“, il secondo numero del magazine sulle minoranze linguistiche








03/01/2012
Accenti Dauni, gazeta e Minoriteteve Gjuhėsore tė Kapitanatės
09/11/2011
U hap te Sala e Kėshillit tė Bashkisė sė Qeftit njė Kurs Alfabetizimi Arbėresh
28/10/2008
Lėnda: Kuvend me temė “Atlasi Dialektologjik i Gjuhės Shqipe” (Napoli, 30 tetor 2008 – Greēi (Avelino), 31 tetor 2008)
PROJEKT

Sporteli gjuhësor Provinçal (SGP) për pakicat gjuhësore historike të Kapitanatës, u le në 2006 për të ruajë bashkësitë e gjuhës dhe të kulturës arbëreshe (Qefti e Kazalveqi i Puljës) e ato të gjuhës dhe kulturës frangoprovençale (Çell i S. Viti dhe Fait) të pranishme në territorin provinçal sipas Ligjit n. 482 të 15/12/1999

... Në bazë të këtij Ligji, Administrata Provinçale e Foxhës, në të vërtetë, duke bashkëpunuar me Administratën Bashkiake (Komunale) të Kazalveqit të Puljës, Çellës S. Vitit, Qeftit dhe Faitit, me Universitetin e Studimevet të Foxhës dhe me Shoqërinë "Euromediterranea Pianificazione & Sviluppo", ka kërkuar të nxit mbi territorin e vetë të kompetencës një veprim të gjërë çë ka si qëllim ruajtjen e pakicavet gjuhësore dhe nxitjen dhe përhapjen e specifikëvet kulturore të tyre mbi territorin Krahinor çë mbetet.
Ky veprim i ruajtjes dhe i nxitjes përmbushet në parapërgatitjen dhe në realizimin e projekteve të financiuar nga Departamenti për Punat Krahinore të Kryetarit të Këshillit të Ministrave nëpër fondet vënë në dispozicion prej Ligjit 482/99. Deri sot kanë qenë të paraqitur katër projekte të përvitshëme (për vitin financiar 2003, 2004, 2005, 2006); dy nga këta rezultojnë të financiuar nga Departamenti për Punat Krahinore, çë dha komunikimin dhe ka transferuar burimet nëpër zyrat të Krahinës së Puljës, kurse dy të tjerë (2005-2006) janë edhe në vlerësim. Projekti i financiuar në 2003 ishtë në fazë realizimi, kurse ai i 2004 ishtë në fazën e fillimit.

Në ç'do projekt i aprovuar, aktivitetet të parashikuar, ndjekin në themel tri rruga veprimi:
 
krijimi i një sporteli gjuhësor krahinor i lidhur me të katër sportele të Bashkisë, me një qendër dokumentimi e me njè bibliotekë;
realizimi i kursit të gjuhës dhe kulturës frong-provencale dhe arbëreshe (çë do të mbahen në Universitetin e Foxhës);
realizimi i aktiviteteve të përhapjes së Ligjit mbi ruajtjen e gjuhëve dhe kulturave të zhvillimit të pakicavet gjuhësore dhe historike të Kapitanatës.
 
Finalitete gjenerale
Veprimi i propozuar ka si qëllim të garantojë mundësinë të përdorin shërbimet e Administratës publike edhe qitetarve çë bëjnë pjesë të vendëvet gjuhësore dhe kulturore e pakicavet të pranishëm mbi territorin provinçal.
Duhet të nxitet edhe shpëtimi i një pasurie gjuhësore dhe kulturore e zonave të interesuara nga veprimi i projektit çë rrezikojnë, nëse nëng janë të mbrojtur dhe të shfrytëzuar, të humben tua shkaktuar një humbje të madhe historike-kulturore për gjithë bashkësinë provinçale.
 
Objektive kryesorë  
Pranë finalitetevet gjeneralë mund të përcaktohen objektive të veçantë më pas të dëftuar.
Krijoj një rast më të mirë për të shkuar shërbimevet të Administratës publike për qitetarët të pakicavet gjuhësore të territorit krahinor (pakicë arbëreshe dhe frangoprovencale).
Jep mundësinë e përditimi për nënpunëvet të bashkisë, ku përdoret gjuha e pakicës.
Pèrmirësoj njohurinë e gjuhës dje kulturës frangoprovencale dhe arbëreshe në territorin krahinor.
Krijoj vende të përhapje të kulturës dhe të gjuhës frangoprovencale dhe arbëreshe mbi territorin.
 
Marrësit  
Marrësit të këtij veprimi janë:
qitetarët të vendit ku banojnë etnitë e gjuhës dhe të kulturës frangoprovencale dhe arbëreshe (Çell i S. Viti, Fait, Qefti, Kazallveqi i Puljës);
nënpunësit e bashkisë të vendevet ku banojnë pakicat gjuhësore;
qitetarët çë banojnë në Provinçës e Foxhës;
studente universitarë çë janë të interesuar temës.
Sipas Ligjit 482/99 në lëndën e mbrojtjes së pakicave gjuhësore
Projekt | Sporteli gjuhësor | Download | Link