11/09/2012
Editoria, scarica la Newsletter LEM-Italia del mese di settembre
20/06/2012
“Premio Lupo“, scarica il bando del concorso letterario
11/04/2012
‘Accenti Dauni“, il secondo numero del magazine sulle minoranze linguistiche








03/01/2012
Accenti Dauni, gazeta e Minoriteteve Gjuhėsore tė Kapitanatės
09/11/2011
U hap te Sala e Kėshillit tė Bashkisė sė Qeftit njė Kurs Alfabetizimi Arbėresh
28/10/2008
Lėnda: Kuvend me temė “Atlasi Dialektologjik i Gjuhės Shqipe” (Napoli, 30 tetor 2008 – Greēi (Avelino), 31 tetor 2008)
LAJMESH
28/10/2008

Lėnda: Kuvend me temė “Atlasi Dialektologjik i Gjuhės Shqipe” (Napoli, 30 tetor 2008 – Greēi (Avelino), 31 tetor 2008)

Me nismėn e Universitetit tė Napolit “L“Orientale”, mė 30 e 31 tetor do tė mbahet njė Kuvend Ndėrkombėtar me temė “Atlasi Dialektologjik i Gjuhės Shqipe”.
Punimet e ditės sė parė do tė zhvillohen pranė Departamentit tė Studimeve tė Europės Lindore (Rruga Duomo, 219), ndėrsa punimet e ditės sė dytė nė sallėn e Kėshillit Bashkiak tė Komunės shqipfolėse tė Greēit, nė krahinėn e Avelinos.
Kuvendi zhvillohet me rastin e botimit tė dy vėllimeve qė pėrbėjnė “Atlasin Dialektologjik tė Gjuhės Shqipe” dhe organizohet nga Universiteti i Napolit “L“Orientale” nė bashkėpunim me Bashkinė e Greēit dhe Regjonin e Kampanias. Do tė marrin pjesė glotologė dhe albanologė italianė e shqiptarė tė ardhur nga Tirana, nga Prishtina, nga Mynihu dhe nga Parisi, ndёr kёta do te jenё autorёt Jorgji Gjinari, Bahri Beci dhe Gjovalin Shkurtaj.
Kuvendi synon, nė rradhė tė parė, tė nxjerrė nė pah rėndėsinė e kėsaj vepre tė gjeografisė gjuhėsore, vlerėn shkencore qė ajo pėrmban, fryt i njė kėrkimi e anketimi tė tė gjitha varianteve gjuhėsore tė pėrhapura nė territoret shqipfolėse; nė radhė tė dytė tė vėrė theksin mbi ndikimet qė kjo vepėr mund tė ketė si nė zhvillimin e mėtejshėm tė kėrkimit shkencor, ashtu edhe nė zbatimin e pėrfundimeve tė arritura nė lėmin didaktik pėr promovimin e kulturės gjuhėsore. Edhe vetė diaspora shqiptare, e pranishme prej mė se pesė shekujsh nė Itali, do t“i ndjejė nė tė ardhmen efektet pozitive qė pėrftohen nga ky botim.
Shtrirja territoriale, objekt i kėrkimit tė Atlasit pėrfshin Shqipėrinė, Kosovėn, pjesė tė Maqedonisė e tė Malit tė Zi, si edhe zonat e diasporės shqiptare nė Itali, Kroaci e Greqi. Tablloja e fenomeneve gjuhėsore qė pėrftohet ėshtė shumė e gjerė dhe lidhet me fonetikėn, morfologjinė, sintaksėn (vėllimi I) dhe leksikun (vėllimi II); nė tė njėjtėn kohė pėrfundimet janė tė pasqyruara nė harta gjeografike shumėngjyrėshe pėr tė lehtėsuar leximin e simboleve qė pėrfaqėsojnė varietetet e fenomeneve gjuhėsore.
Prania e konsiderueshme e njė pakice gjuhėsore historike shqiptare nė Itali, e nė rastin konkret prania e komunitetit shqipfolės tė Greēit (AV), i vetmi nė territorin e Kampanias, pėr shkak tė veēantive tė tij, gjen te ky Atlas njė pikė referimi tė rėndėsishme, edhe falė zbatimit tė Ligjit kombėtar 482/1999 lidhur me mbrojtjen e pakicave gjuhėsore si edhe tė Ligjit krahinor tė Kampanias 14/2002, lidhur me studimin e mėsimdhėnien e gjuhės amtare shqipe.
Botimi i Atlasit Dialektologjik tė Gjuhės Shqipe ėshtė frut i njė bashkėpunimi energjik ndėrmjet shumė institucioneve: Qėndra Kombėtare e Kėrkimit (Romė), Universiteti i Napolit “L“Orientale”, Regjoni i Kampanias, Bashkia e Greēit. Marrėveshjet e bashkėpunimit e tė shkėmbimeve akademike ndėrmjet Universitetit “L“Orientale” dhe Institutit tė Gjuhėsisė dhe Letėrsisė tė Tiranės janė nė themel tė nismės pėr botimin e kėsaj vepre me vlerė tė madhe shkencore e kulturore, por edhe tė njė angazhimi financiar tė madh, po tė shohim volumin e konsiderueshėm tė veprės dhe kėrkesat e larta teknike tė realizimit tė botimit me ngjyra, ashtu siē e kėrkon njė Atlas.
Nė rastin konkret, pėr mė tepėr, bashkėpunimi i Regjonit tė Kampanias dhe i Komunės sė Greēit mvesh njė rėndėsi tė veēantė, sepse kjo vepėr hedh dritė tė re edhe mbi studimet e tė folmes sė Greēit, dhe ofron mjetet e duhura pėr njė didaktikė funksionale.
Takimi nė Greci merr njė kuptim tė veēantė, sepse bėn tė mundur njohjen e studiuesve shqiptarė dhe kosovarė me folės tė shqipes sė vjetėr tė shek. XV dhe evolucionin qė ka pėsuar ajo nė rrjedhė tė kohės. Kuvendi do tė mbyllė punimet me njė recital kėngėsh arbėreshe tė kėnduara nga njė kantautor i njohur, Pino Kakoca, edhe ai pėrfaqėsues i diasporės shqiptare.

Scarica il programma dell“evento
Sipas Ligjit 482/99 në lëndën e mbrojtjes së pakicave gjuhësore
Projekt | Sporteli gjuhësor | Download | Link